UEFA fut në sherr tifozët e Realit

Futboll

UEFA fut në sherr tifozët e Realit

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 18:54
UEFA fut në sherr tifozët e Realit

Real Madrid, klubi rekordmen për triumfet në Champions League, numëron gola të shumtë dhe mes tyre një pjesë e tyre janë perla. E pritshme, kur e mendon se çfarë kampionësh e kanë veshur fanellën e kampionëve të Spanjës ndër vite.

UEFA së fundmi ka vendosur të veçojmë pesë gola të realizuar nga futbollistët e Real Madrid ndër vite. Cili është më i bukuri prej tyre? Sigurisht tifozët e klubit spanjoll janë në hall të madh për të zgjedhur.

Roveshata e Cristiano Ronaldos ndaj Juventusit është një kryevepër. I tillë është edhe goli i Gareth Bale kundër Liverpool, në të njëjtën mënyrë. Nuk mungon as rrjeta legjendare e tundur nga Zinedine Zidane në finale kundër Bayer Leverkusen, rreth 20 vite më parë.

Sigurisht në listë është edhe Raul Gonzales, sikurse edhe Roberto Carlos. Një prej “silurave” të tij nga goditjet e dënimit është vlerësuar mbi të tjerat dhe tashmë tifozët duhet të bëjnë “sherr” për të zgjedhur golin më të bukur të Realit në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat