Arsim Kabashi tejet i lumtur që Daku është ftuar nga kombëtarja: Jam i bindur që ‘luani’ do të na bëjë krenarë

Futboll

Arsim Kabashi tejet i lumtur që Daku është ftuar nga kombëtarja: Jam i bindur që ‘luani’ do të na bëjë krenarë

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 20:21
Daku dhe Kabashi

Arsim Kabashi, presidenti i Ballkanit është shprehur shumë i lumtur që lojtari i klubit të tij, Mirlind Daku ka pranuar ftesë nga kombëtarja A e Kosovës.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes sot ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet ndaj Shqipërisë, Sllovenisë e Moldavisë dhe në këtë grumbullim do të merr pjesë edhe sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku.

Kabashi thotë se kjo është një ndjenjë shumë e mirë për të gjithë klubin e Ballkanit.

“Normalisht se ndihem shumë i lumtur që lojtari ynë do të përfaqësojë shtetin tonë, kjo është një ndjenjë e mirë, si për mua – ashtu edhe për të gjithë stafin dhe klubin”, tha fillimisht Arsim Kabashi.

“Së pari unë dua që Kombëtarja jonë të përparojë sa më shumë në gara europiane, gjithmonë jemi krenar kur shteti ecë përpara në çdo lloj sporti, po ashtu edhe në futboll. Ndihem krenar edhe më shumë kur ne si klub apo lojtari ynë e ka mundësinë te na bëjë edhe më krenar dhe të kontribojë në ecurinë e kombëtares”, vazhdoi ai.

“Unë i uroj të gjithë lojtarëve të Kombetares shëndet dhe suksese, e po ashtu edhe Mirlindit. Daku është një djalë i shkëlqyer, djalë me karakter gjithmonë pozitiv – një super futbollist, i cili po na ndihmon shumë në ecurinë e Ballkanit, uroj t’i ndihmojë sa më shumë edhe Kosovës. Jam i bindur që ‘luani’ do ta bëjë krenarë të gjithë Kosovën, poashtu edhe mua. Suksese paçim së bashku”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat