Selmani: Ftesa e Dakut është më shumë se një ftesë 

Futboll

Selmani: Ftesa e Dakut është më shumë se një ftesë 

Nga: K.G. Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 13:16
Selmani: Ftesa e Dakut është më shumë se një ftesë 

Mirlind Daku është futbollisti dhe shënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës.

Ai u ftua për kombëtaren e Kosovës nga selektori Bernard Challandes,  një ftesë brilante!

Trajneri i futbollit Agron Selmani e vlerëson lart këtë ftesë. 

“Ftesa e Dakut në reprezentacion është diçka më shumë se një ftesë e zakonshme, është një fitore e Dakut dhe mbi të gjitha një fitore e futbollit aktual në Kosovë, futbolli të Kosovës përkundër vështirësive po mundohet dhe po jep rendimentin edhe në këtë drejtim kjo edhe falë kolegëve trajner të njohur në futbollin e Kosovës, që në momente të caktuara “guxojnë”  dhe  anatemohen mu edhe për shkak të këtij “guximi”!”, ka shkruar Selmani në profilin e tij  në facebook.

Daku, sulmues i Balllkanit dhe është i pandalshëm në Superligë, për 10 ndeshje ka shënuar 17 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat