Ancelotti e kujton rastin me Fenomenin në pytjen për James Rodriguez

Futboll

Ancelotti e kujton rastin me Fenomenin në pytjen për James Rodriguez

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 14:22
Ancelotti e kujton rastin me Fenomenin në pytjen për James Rodriguez

Kolumbiani James Rodriguez u largua nga Real Madrid në dritaren e fundit të transferimit dhe u transferua në Everton ku shpejt u adaptua dhe tregoi paraqitje të forta në fanellën e ”Toffess”.

Rodriguez tashmë ka tre gola dhe tre asistime, gjë që ndihmoi Everton të niste mirë sezonin e ri.

“Kur sollëm James, shumë nuk besuan në cilësitë e tij për shkak të gatishmërisë së tij fizike, ata menduan se do të ishte e vështirë të merresh me intensitetin e Premierligës. Por a e dini sa vrapime të shpejta ka bërë deri më tani? Shtatë! Ka më shumë asistime dhe gola sesa vrapime të shpejta”, ai e krahasoi situatën me atë në të cilën u gjend me Ronaldon e “vjetër”.

“Kur blemë Ronaldon, ai arriti në Milano me 100 kilogramë. I thashë para një ndeshje. Ju duhet të humbni peshë për të të futur në lojë, dhe ai tha: ‘Çfarë doni nga unë? Nëse doni të vrapoj, më lini në stol, nëse doni të shënoj, më lini të luajë’. Unë e lashë të luante dhe ai shënoi dy gola. Situata është e njëjtë me James”, tha Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat