Këto janë ndeshjet e ditës së sotme

Futboll

Këto janë ndeshjet e ditës së sotme

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 15:26
Këto janë ndeshjet e ditës së sotme

Mbrëmjen e sotme do të ketë sërish Champions League. Kompeticioni më i rëndësishëm për klube vendos përballë skuadrën e Myrto Uzunit, Ferencvarosh, me Juventusin.

Por, në këtë përballje sulmuesi shqiptar pavarësisht se e ka kaluar COVID-19, nuk do të ketë mundësi të zbresë në fushë për shkak se nuk është në kondicionin e duhur fizik.

Kështu, përballja e tij me idhullin Cristiano Ronaldo shtyhet për ndeshjen e kthimit në Torino.

Nga ana tjetër, italianët do të kërkojnë me ngulm të lënë pas disfatën me Barcelonën, teksa për herë të parë do të kenë në dispozicion për Champions, Ronaldon.

Portugezi është gati pas koronavirusit dhe këtë e tregoi me dy golat në kampionat.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme zbret në fushë edhe Chelsea, që pret Rennes, ndërsa nga ana tjetër, një tjetër angleze, Manchester United, luan në transfertë ndaj turqve të Bashaksehir.

Sakaq, Lazio, pa Strakoshën ka zbarkuar në Rusi, ku ndeshet me vendasit e Zenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat