Arbnor Morina: Gjyqtarët po na dëmtojnë pasi vijmë nga një fshat i vogël

Futboll

Arbnor Morina: Gjyqtarët po na dëmtojnë pasi vijmë nga një fshat i vogël

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 15:44
Arbnor Morina: Gjyqtarët po na dëmtojnë pasi vijmë nga një fshat i vogël

Arbëria humbi edhe ndeshjen e radhës, këtë herë ata u mposhtën 1:0 nga Prishtina pas një ndeshje shumë të luftuar, raporton Olle.

Golin e vetëm e realizoi Gavazaj nga penalltia ndërsa një të tillë e kërkuan Arbëria në fund, por gjyqtari nuk vendosi t’ua japë.

Pas ndeshjes trajneri, Arbnor Morina doli në prononcim për ArtSport2, teksa pati edhe shumë ankesa.

“Unë mendova që doni mem pyt se a dua të jap dorëheqje, a me u përgjigj a jo”

“Luajtëm mirë, djemtë ishin në nivel, jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve”

“Ishim të barabartë me kundërshtarët, ata janë një skuadër e madhe dhe me shumë bugjet të madh”

“Nuk po ecin ndeshjet si mysafir gjithë kohën, penallti nuk po na jepen dhe gjyqtarët po na dëmtojnë”

“Arbëria është e vogël, një katund me 500 shtëpi. Na dëmtojnë gjyqtarët të cilët anojnë nga skuadrat e mëdha. Ne marrim kartonë të verdhë në minutën e dytë, ndërsa Prishtina në të 62-tën”- përfundoi trajneri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat