Morina: Ishim të barabartë ndaj Prishtinës, ndikoi gjykimi i ndeshjes

Futboll

Morina: Ishim të barabartë ndaj Prishtinës, ndikoi gjykimi i ndeshjes

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 17:12
Arbnor Morina

Arbëria e Arbnor Morinës ka pësuar një tjetër disfatë, këtë herë në kryeqytet ndaj Prishtinës me rezultat minimal 1-0.

Për teknikun e klubit nga Dobraja kjo humbje ishte e pamerituar, pasi që skuadra e tij luajti mjaft mirë, mirëpo vendimet e gjyqtarëve e kanë penalizuar tej mase dhe jo vetëm në këtë ndeshje.

 

“Ishim të barabartë ndaj një kundërshtari që ka shumë para dhe ka bërë shumë transferime. Ne kemi luajtur si mysafir gjatë tërë kohës dhe jemi përballur me gjykime tendencioze ndaj nesh dhe jo vetëm në këtë takim”.

Image

“Ndoshta se vijmë nga një fshat i vogël që i ka vetëm 500 shtëpi, mirëpo kjo nuk është aspak e drejtë”, deklaroi Morina 

 

Kjo disfatë e zbret Arbërinë në pozitën e tetë të renditjes tabelare me 11 pikë të tubuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat