Liverpooli shumë i fortë, Gjimshiti: Humbëm ekuilibrin

Futboll

Liverpooli shumë i fortë, Gjimshiti: Humbëm ekuilibrin

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 09:55
Liverpooli shumë i fortë, Gjimshiti: Humbëm ekuilibrin

Hidhërim logjik në fjalët e Berat Gjimshitit, mbrojtësit shqiptar të Atalantës, pas shuplakës së shëmtuar të pësuar të martën nga dora e Liverpulit, pasi të kuqtë fituan me rezultatin 5:0 në transfertë. Duke folur për faqen zyrtare të klubit të Bergamos, Gjimshiti ka nënvizuar:

“Liverpuli është një skuadër shumë e fortë, por nuk ne luajtëm mirë dhe nuk arritëm t’ua bëjmë të vështirë. Duke kryer shumë gabime individuale, në fund të ndeshjes humbet.

A e ndiem shumë ndeshjen? Nuk mendoj. Ishim gati, të karikuar, por u ndëshkuam dhe ndoshta humbëm ekuilibrin, duke mos arritur më të sulmojmë.

Me shumë mundësi ka qenë aspekti më i keq. Në pjesën e dytë shkoi gjithçka kundër nesh. Tani duhet të shohim përpara dhe të reagojmë. Është e nevojshme të studiojmë gabimet e kryera dhe më pas të mendojmë për sfidën kundër Interit, që do të jetë e rëndësishme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat