Te PSG-ja nuk janë të lumtur

Futboll

Te PSG-ja nuk janë të lumtur

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 14:51
Te PSG-ja nuk janë të lumtur

Me shumë mundësi Thomas Tuchel, nuk do të jetë trajneri i PSG-së për sezonin tjetër.

Drejtuesit nuk janë aspak të lumtur me rezultatet e trajnerit gjerman te kampionët e Francës dhe po mendojnë ndryshime në pankinë.

Sipas asaj që raporton “Telefoot”, drejtuesit e kanë vendosur dhe nuk do i rinovojnë Tuchelit kontratën, e cila skadon në fund të sezonit. Gjermanin mund ta shpëtonte vetëm një sukses në Ligën e Kampioneve, që te klubi parisien është objektiv prej kohësh.

Francezët po punojnë për zëvendësuesin e ish-trajnerit të Dortmundit dhe Masimiliano Allegri përflitet prej kohësh së mund të marrë drejtimin e skuadrës. PSG-ja nuk po kalon një moment të mirë, teksa ditën e djeshme u mposht në Ligën e Kampioneve nga Lajpcigu, ndonëse kishin shumë mungesa në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat