Kritika për sulmuesin e Kosovës

Futboll

Kritika për sulmuesin e Kosovës

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 16:30
Muriqi

Vedat Muriqi luajti nga fillimi në barazimin 1:1 të Lazios kundër Zenitit në Shën Petersburg në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në këtë ndeshje, sulmuesi i Kosovës luajti rreth 60 minuta.

Por, ai nuk tregoi potencialin e tij dhe nga “CalcioMercato” u vlerësua me notën 5.5.

Gjithashtu, mediumi italian mes të tjerash ka vlerësuar paraqitjen e tij sonte si më poshtë:

“Sulmuesi i Kosovës ashtu si dhe në sfidën ndaj Torinos lëviz shumë dhe duket në lojë me kombinimet e tij, por në dy rastet e tij të goditura në kuadrat sfidën e sotme nuk ishte aspak i rrezikshëm për portën kundërshtare, shumë larg ritmit të lartë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat