Luan Tabaku - lojtar i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës

Futboll

Luan Tabaku - lojtar i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 17:25
Luan Tabaku - lojtar i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës

Vitet që kurrë nuk do të shlyhen nga kujtesa e secilit shqiptar, padyshim janë vitet e 90-ta (1991-1999), kur Republika e Kosovës u okupua dhe u sulmua nga forcat paramilitare dhe të milicisë së pushtuesit serb. 

Edhe në rrethana dhe kushte të rënda, sportistët shqiptarë treguan zemër të madhe dhe motiv për t’i zhvilluan garat në kuadër të Republikës së Kosovës, në livadhe dhe fusha të improvizuara, pasi që barbarët serbë i kishin dëbuar nga stadiumet dhe palestrat sportive. 

Luan Tabaku i takon Gjeneratës së Republikës së Kosovës. Ai ka qenë ndër mbrojtësit më të mirë që ka pasur Kosova.

Futbollist që u angazhua me mish dhe me shpirt, duke mbrojtur edhe ngjyrat e Kombëtares së Kosovës. Ai në asnjë moment nuk u ndal as nga presioni dhe as kërcënimet që i vinin nga sigurimi shtetëror  i pushtuesit serb. 

Tabaku, me një armatë sportistësh iu kundërvunë fuqishëm agresorit serb, duke i zhvilluar garat e Republikës së Kosovës, herë në Novosellë, herë në Dushanovë, në Raushiq, Studençan, Zllakuçan, Dumnicë, Llukar, Varosh, Sadovinë, Drenas, Prekaz etj.. 

Tabaku ka qenë edhe frymëzim për brezin e ri të viteve të 90-ta, një futbollist luftarak i asaj kohe, po ashtu edhe trim që se kishte shoqin, njëherit ndihet krenar që ka dhënë kontribut të madh në vitet më të vështira dhe që i rezistuan regjimit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat