Ronaldo ka një kërkesë ndaj klubit

Futboll

Ronaldo ka një kërkesë ndaj klubit

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 20:27
Ronaldo ka një kërkesë ndaj klubit

Cristiano Ronaldo do Angel Di Maria-n tek Juventus.

Sipas zërave të fundit të merkatos, CR7 duket se i ka kërkuar klubit bardhezi ish-shokun e skuadrës në kohën e Real Madrid. Sulmuesi argjentinas, aktualisht te PSG, mund të jetë përforcimi i duhur për Zonjën e Vjetër.

Kontrata e 32-vjeçarit me Paris Saint-Germain skadon në verën e 2021-shit dhe pasi ka luajtur dhe fituar në Portugali (Benfica), në Spanjë (Real Madrid), Angli (Manchester United) dhe në Francë me PSG-në, mund të provojë më në fund eksperiencën e Serisë A.

Juventus po mendohet edhe pse do të duhet të sfidojë Atletico Madrid që, sipas El Gol Digital, duket se është kandidatja tjetër për të marrë Di Maria-n.

Çelësi i bardhezinjve për të arritur te Di Maria mund të jetë Bernardeschi, i cili mund të sakrifikohet nga Juventus ose të përfshihet në një negociatë pikërisht me Colchoneros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat