Nuk ka debutuar ende me Napolin

Futboll

Nuk ka debutuar ende me Napolin

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 13:22
Nuk ka debutuar ende me Napolin

Amir Rrahmani bëri hapin e madh në karrierë duke kaluar nga Hellas Verona te Napoli. Skuadra e Gatussos pagoi rreth 14 milionë euro për kartonin e tij, por deri më tani mbrojtësi i Kosovës nuk ka zbritur për asnjë moment në fushë.

Te Verona, Rrahamani ishte titullar fiks, ndërsa te Napoli duket se nuk e ka bindur ende trajnerin Gatusso.

Duke parë që po nuk luan në fushë, Hysaj në rrjetet sociale ka zbuluar “punën” e re të Rrahmanit. Hysaj ka publikuar një video në rrjetet sociale ku Rrahmani është duke shpërndarë kafe për shokët e skuadrës.

“Amir Rrahmani e gjete punën e re” shkruan me shaka, kapiteni kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat