Nis “lufta” mes Interit dhe Belgjikës për Lukakun – është i lënduar, por ftohet nga Martinez

Futboll

Nis “lufta” mes Interit dhe Belgjikës për Lukakun – është i lënduar, por ftohet nga Martinez

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 15:52
Romelu Lukaku

Interi u detyrua t’i luajë dy ndeshjet e fundit pa atë që sigurisht është futbollisti më i mirë i zikaltërve: Romelu Lukaku.

Një problem muskulore në kofshën r majtë e detyroi “bomberin” belg të humbiste fillimisht Parmën në kampionat dhe më pas ndeshjen me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Tani trajneri Conte po pret nëse 27-vjeçari do të kthehet për ndeshjen me Atalantën, që do të zhvillohet të dielën, në Bergamo.

Ndërkohë, edhe pse i dëmtuar dhe ende nuk është gati, trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, e ka përfshirë Lukakun në listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet e nëntorit.

“Djajtë e Kuq” do të luajnë tri sfida gjatë dy javëve të ardhshme: miqësoren kundër Zvicrës dhe ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Anglisë dhe Danimarkës.

Trajneri spanjoll i Belgjikës mendon se mund ta llogarisë sulmuesin titullar në dy ndeshjet e Nations League.

Vetëm disa ditë më parë, duke folur për Sky, administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta, kërkoi që ekipet kombëtare të ishin më të kuptueshme ndaj klubeve në një moment kaq delikat dhe në një sezon kaq të ngjeshur me ndeshje.

“Duhet të ketë më shumë respekt për klubet. Unë nuk dua të bojkotoj ekipet kombëtare, por një lojtar duhet të jetë në gjendje psiko-fizike për t’iu përgjigjur një thirrjeje. Ne kemi shumë angazhime zyrtare dhe është e drejtë që Federatat vijnë të na takojnë, përndryshe do të jetë e vështirë të menaxhosh skuadrat nga tani deri në fund të sezonit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat