Shkëndija dhe Shkupi luajnë si mysafir

Futboll

Shkëndija dhe Shkupi luajnë si mysafir

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 19:33
Shkëndija dhe Shkupi luajnë si mysafir

Elita e futbollit në Maqedoninë e Veriut rikthehet nesër (e shtunë) nga pezullimi njëjavor për shkak të rritjes së rasteve në shtetin fqinj.

Në program për ditën e nesërme janë pesë takime interesante dhe do të ketë edhe derbi lokal.

Shkëndija e Tetovës e luan si mysafir derbin lokal kundër Renovës, ndeshje kjo që fillon nga ora 13:30.

Në anën tjetër, klubi shqiptar nga kryeqyteti, FC Shkupi është po ashtu mysafir i skuadrës së Rabotnickit.

Gjithashtu edhe kjo ndeshje do të fillojë nga ora 13:30.

Të gjitha ndeshjet do të luhen pa praninë e publikut, për shkak të masave të marra për parandalimin e pandemisë Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat