Sonte derbi i madh gjerman

Futboll

Sonte derbi i madh gjerman

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 16:59
Hansi Flick

Bayerni i Munihut do të luajë sot në orën 18:30 një transfertë të vështirë përballë skuadrës së Dortmundit. Kampionët në fuqi do të kërkojnë edhe një herë tjetër të tregojnë forcën e tyre ndaj rivalëve për titull.

Hansi Flick, trajner i Bayern, ka folur për ndeshjen duke thënë se e gjithë bota do t’i ketë sytë nga ne, nuk lejohen gabimet, transmeton Panorama. 

Çfarë plani keni për të ndalur Halandin dhe Borusian?

Dortmundi është një skuadër e madhe. Ata kanë mbrojtjen më të mirë në kampionat dhe shumë cilësi në repartin e sulmit. Janë shumë të shpejtë në kundërsulm, me të drejtë pretendojnë të fitojnë titullin në këtë sezon, por ne duam të bëjmë lojën tonë dhe të zbavitemi në fushën e lojës. Mezi po presim të zbresim në fushë. Do të jetë një spektakël i garantuar për të gjithë tifozët. Do të japim 100% nga vetja.

Sa e lodhshme ishte java që kaloi?

Ajo që ka rëndësi është gjithmonë fitorja. Në Salcburg ishte e rëndësishme të fitonim dhe ia arritëm. Ishte një ndeshje spektakolare. Skuadra është në formë të mirë fizike dhe psikologjike, morali është i lartë dhe motivimi është gjithmonë aty, sidomos në ndeshje ndaj një kundërshtari si Borusia. Në Dortmund nuk na lejohen gabimet.

Luani kundër një skuadre që ka mbrojtjen më të mirë…

Do të donim të pësonim sa më pak gola, por më pëlqen fakti që nga ndeshja me Hofenhaimin i kemi fituar të gjitha takimet. Në mbrojtje kemi futur pak ujë në ndeshjet e fundit, por besoj se do të bëjmë më mirë në të ardhmen. Borusia në krahun tjetër do të mundohet të na godasë sa herë të ketë shansin, e pamë edhe në Superkupë sa të rrezikshëm janë në sulm, por edhe ata kanë pikat e tyre të dobëta të cilat ne do të mundohemi t’i godasim. Është e vërtetë që në mbrojtje janë më mirë se ne, por edhe ne kemi sulmin më të mirë në kampionat.

Çfarë mendoni për Mats Humelsin?

Nuk ka shumë për të thënë për Matsin, ai është një lojtar i madh, nga më të mirët në rolin e tij, por është pjesë e Dortmundit, janë me fat që kanë një lojtar si ai në skuadër. Megjithatë, edhe ne kemi shumë lojtarë të mirë në atë pozicion, ndaj nuk kam asnjë peng (qesh).

Janë këto ndeshjet që vendosen nga një lojtar si Myler?

Këto ndeshje fitohen si skuadër dhe jo si individë. Duam të fitojmë dhe secili nga lojtarët kërkon të japë maksimumin e tij. Tomas është duke bërë një punë të mirë, ashtu si e gjithë skuadra. Myler është një lojtar që na shtyn gjithmonë përpara, ai është shumë i rëndësishëm në lojën tonë.

Kush do të rrezikojë pjesëmarrjen?

Leon Gorecka është stërvitur sot (dje) me skuadrën dhe do të jetë në Dortmund. Niklas Zyle dhe Joshua Zirkze nuk do të grumbullohen.

Çfarë rëndësie ka për ju ndeshja me Borusian?

Është klasikja gjermane, të gjithë janë të motivuar. E dimë që e gjithë bota do t’i ketë sytë nga ne. Është një arsye më shumë për të fituar. Jemi të vetëdijshëm për forcën tonë dhe do të japim gjithçka për t’u kthyer në shtëpi me tri pikët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat