Schalke 04 dhe Mainz ende pa fitore 

Futboll

Schalke 04 dhe Mainz ende pa fitore 

Nga: K.Goca Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 17:22
Schalke 04 dhe Mainz ende pa fitore 

Mainz dhe Schalke 04 vazhdojnë pa fitore edhe pas javës së shtatë në Bundesliga I!

Mainz si vendas barazon me rezultat 2:2 me Schalke 04. Për Mainzin është pika e parë pas gjashtë humbjeve rresht, ndërsa Schalke 04 regjistron barazimin e tretë në kampionat, nuk ka asnjë fitore dhe ka pësuar katër humbje deri me tash.

Schalke 04 po kalon në krizë të thellë të rezultateve. Për Mainzin shënuan Brosinski (6'-nga penalltia), Mateta (45+2'-nga penalltia) dhe për Schalke 04 Uth (36') e St. Juste (82'-autogol).

Schalke renditet në vend të 17-të me 3 pikë, ka dy më shumë se Mainzi në fund të tabelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat