Operohet futbollisti i Kombëtares shqiptare

Futboll

Operohet futbollisti i Kombëtares shqiptare

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 19:16
Operohet futbollisti i Kombëtares shqiptare

Enea Mihaj është operuar dje, pas një dëmtimi në stërvitje. Ekzaminimet nxorën një këputje të ligamentit krociat dhe dje, mbrojtësi i Kombëtares i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në “Vila Stjuart” në Itali.

Qendërmbrojtësi i PAOK, në fillim të kësaj jave u raportua për dëmtimin e pësuar dhe dje ka qenë vetë klubi që ka saktësuar edhe rezultatet e ndërhyrjes.

“Për fat gjithçka shkoi mirë. tani Mihaj nis periudhën e rikuperimit”, ishte njoftimi i skuadrës greke.

Për qendërmbrojtësin, periudha e saktë e mungesës nuk dihet, ndërsa më së paku pritet që të qëndrojë jashtë nga 4 deri në 6 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat