Reprezentuesi i Kosovës lë të gjithë pa fjalë në Poloni

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës lë të gjithë pa fjalë në Poloni

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 19:57
Reprezentuesi i Kosovës lë të gjithë pa fjalë në Poloni

Reprezentuesi i Kosovës, Florian Loshaj, është në formë më të mirë dhe me golin e tij sot ka lënë të gjithë pa fjalë. 

Ai me skuadrën e tij Cracovia triumfuan me rezultat 3:1 ndaj Jagiellonias, në takimin e javës së 9-të të elitës së futbollit polak.  

Në minutën e 87-të mesfushori Loshaj godet me kokë nga rreth 12 metra dhe topi përplaset në këndin e poshtëm të djathtë të portierit Weglarz. 

Për Cracovian shënuan Vestenicky (25'), Loshaj (87') dhe Thiago (90+1') dhe për mysafirët Imaz (39').

Loshaj u fut në lojë në minutën e 86-të dhe pas një minute realizon. Jagiellonia zë pozitën e 8-të me 11 pikë, ndërsa Cracovia është në të 11-tën me 9 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat