Manchester Utd fiton, por Solskjaer nuk e mban dot inatin

Futboll

Manchester Utd fiton, por Solskjaer nuk e mban dot inatin

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 21:35
Manchester Utd fiton, por Solskjaer nuk e mban dot inatin

Trajneri i Manchester Utd Ole Gunar Solskjaer është revoltuar edhe pse ekipi i tij fitoi sot në kampionat ndaj Evertonit me rezultatin 1;3.

Për “BT Sport”, tekniku norvegjez akuzoi Premier Ligën për përcaktimin e axhendës së ndeshjeve me qëllim që “Djajtë e Kuq” sot të dështonin. Referuar ngarkesës së madhe të takimeve brenda një kohe të shkurtër, Solskjaer u ankua për faktin se ekipi nuk u relaksua mjaftueshëm pas ndeshjes së fundit në Ligën e Kampioneve ndaj Bashakshehirit ditën e mërkurë, ndërsa sot u detyrua të luante në drekë.

“Kishin planifikuar që ne të humbisnim. Sot e kishim Luk Shoun të dëmtuar pas kthimit nga Turqia.

Dua t’ju flas për orarin e ndeshjes, donin që djemtë e mi të dështonin. Të mërkurën në mbrëmje luajtëm, të enjten u kthyem dhe sot luajmë në drekë të shtunën?! Këta djem meritojnë të trajtohen më mirë sesa të flaken këtu e të dështojnë”, u shpreh Solskjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat