Java e 2-të e Superiores, ndizet me dy sfida mjaft interesante

Futboll

Java e 2-të e Superiores, ndizet me dy sfida mjaft interesante

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 10:26
Foto Ilustrim

Kategoria Superiore zbret sot në fushë, me ndeshjet e javës së 2-të.

Pesë sfida do të luhen këtë të dielë, me 4 ndeshje që do të zhvillohen në orën 13:45 dhe një tjetër në orën 16:45.

Kjo javës e Superiores, na rezervon disa përballje mjaft spektakolare, ku padyshim dy kryendeshjet do të jenë, Kukësi-Partizani dhe Tirana-Teuta. Megjithatë Superiores i kthehet pas 8 vitesh derbi, Apolonia-Bylis, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë triumfin.

Përballje tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Laçi-Kastrioti, me të dyja skuadrat që duan të marrin maksimumin nga ndeshja e sotme. Dita mbyllet me takimin Skënderbeu-Vllaznia. Pritet një ndeshje e luftuar ashtu siç kanë qenë gjithmonë sfidat mes 2 skuadrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat