Juve barazon me Lazion, Muriqi nuk e gjen dot golin në Serie A

Futboll

Juve barazon me Lazion, Muriqi nuk e gjen dot golin në Serie A

Nga: Kemajl Goca Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 14:27
Ronaldo dhe Morata

Kampioni italian, Juventusi, ka vazhduar serinë e rezultateve të shkëlqyeshme, shtatë ndeshje, 3 fitore e 4 barazime, pa humbje, duke u ngritur në pozitën e 2-të me 13 pikë! 

Lazio barazon me rezultat 1:1 me Juventusin.
Në minutën e 15-të, Cuadrado asistoi për bukuri, ndërsa Ronaldo me një prekje të lehtë nga afërsia shënon golin e epërsisë. 

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit standard por dot që të gjej golin në fanellën e Lazios.

Image

Vedat Muriqi

Cristiano Ronaldo kishte mundësinë tjetër që të gjente golin e dytë në ndeshjen ndaj Lazios. Portugezi lëshoi një gjuajtje të fortë që u ndal në shtyllë.

Reina dhe mbrojtësin u mposhtën, por fatmirësisht ishte shtylla që e ndali. Në minutën e fundit Lazio barazon. Caicedo barazon në minutën e 90+5, i cili nga afërsia  dërgon goditje të saktë në këndin e majtë, 1:1. 

Në minutën e 54-të Caicedo e zëvendësoi Muriqin, që ka pasur një paraqitje të mirë. Lazio është në vend të 9-të me 11 pikë të mbledhura.

Ronaldo deri me tash ka realizuar 6 gola, është i dyti në listën e shënuesve apo ka një me pak se Zlatan Ibrahimoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat