Tottenham i falet Harry Kane, fiton në çastet e fundit

Futboll

Tottenham i falet Harry Kane, fiton në çastet e fundit

Nga: Kemajl Goca Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 14:51
Tottenham i falet Harry Kane, fiton në çastet e fundit

Skuadra e Tottenhamit importon tre pikë të vështira por shumë të ëmbla nga stadiumi "The Hawthorns" në West Bromwich. 

Totenham triumfon me rezultat 1:0 ndaj West Bromwich, në takimin e javës së 8-të të Premier League në futboll. 

Në minutën e 88-të, Doherty harkon për mrekulli, ndërsa Harry Kane nga afërsia me kokë parabollon portierin Johnston, 0:1.

Tottenham kryeson tabelën me 17 pikë, duke lënë pas Sauthamptonin me 16 pikë, Liverpoolin me 16 por kjo e fundit ka një takim me pak, ndërsa West Bromwich është i 18-ti me 3 pikë apo me tre barazime e 5 pesë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat