Shqiptarja nga Kosova po bën bujë në Real Madrid dhe në Spanjë, prinë në listën e shënuesve

Futboll

Shqiptarja nga Kosova po bën bujë në Real Madrid dhe në Spanjë, prinë në listën e shënuesve

Nga: Kemajl Goca Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 15:38
Shqiptarja nga Kosova po bën bujë në Real Madrid dhe në Spanjë, prinë në listën e shënuesve

Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, është në formë më të mirë e cila po bën bujë në fanellën e Real Madridit dhe po habit edhe tërë futbollin spanjoll.

Ajo për pesë ndeshje ka realizuar 6 gola apo mesatarja nga 1.2 gola për sfidë dhe po udhëheq renditjen e shënuesve, dy më shumë se Lucia Garcia Cordoba e Atletico Madridit dhe Esther Gonzalez Rodriguez e Levantes. 

Asllani sot dy herë ka realizuar nga penalltia për fitoren e Realit në udhëtim me rezultat 3:1 ndaj Eibar. 

Asllani shënon në minutën e 47-të e 55-të, ndërsa Cordona (78') për Realin dhe për Eibar Kgatlana (65'). 

Atletico Madridi kryeson me 13 pikë, ndërsa Reali është në vend të 5-të me 10 sosh por që kanë nga një ndeshje me pak dhe Eibar renditet i 9-ti me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat