Shuhen shpresat e Unitedit për transferimin e Dembeles në janar

Futboll

Shuhen shpresat e Unitedit për transferimin e Dembeles në janar

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 16:30
Ousmane Dembele

Manchester United nuk do mundet të transferojë Ousmane Dembelen as në afatin kalimtar të janarit që po vije.

Djajtë e Kuq tentuan që të transferonin sulmuesin francez në afatin kalimtar veror, mirëpo ishte lojtari që e refuzoi kalimin në Old Trafford.

Unitedi kishte shpresuar që të bindte janarit që të kalojë në radhët e tyre, mirëpo për ta tani është krijuar një pengesë e re.

Sipas asaj që raporton AS, Dembele nuk mund të largohet nga Barcelona, për shkak të lëndimit që ka pësuar Ansu Fati.

Talenti nga Guinea Bisau me pasaportë spanjolle ka pësuar lëndim në muskuj dhe është bërë e ditur se do të mungojë më së paku për tre muaj.

Nga kjo situatë e krijuar, Barcelona nuk do të lejojë lojtarin që të largohet në afatin kalimtar të janarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat