Interi barazon në Bergamo, Roma fiton në Genoa

Futboll

Interi barazon në Bergamo, Roma fiton në Genoa

Nga: Kemajl Goca Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 16:49
Interi barazon në Bergamo, Roma fiton në Genoa

Interi nuk arrin më shumë se një barazim (1:1) në Bergamo kundër Atalantës, në takimin e javës së 7-të të Serie A në futboll. 

Në minutën e 58-të, Martinez nga afërsia me kokë shënon gol të bukur për epërsinë e Interit. 

Berat Gjimshiti ka bërë paraqitje të mirë për Atalantën. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 33-të. 

Image

Martiinez

Në minutën e 79-të, Miranchuk nga një pozitë e vështirë rreth 16 metra godet përtokë dhe plason topin në këndin e majtë të poshtëm, 1:1. Atalanta zë pozitën e pestë me 13 pikë, ka një më shumë se Interi një pozitë më poshtë.
Roma triumfon si mysafirë me rezulta 3:1 ndaj Genoas. 

Në minutën e 45+2, Mkhitaryan  realizon me kokë për romakët. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 50-të, Pjaca del i vetmuar dhe nga rreth 12 -13 metra shënon për 1:1. 

Image

Genoa-Roma

Mkhitaryan  në formë, në minutën e 66-të shënon për 1:2. Në minutën e 85-të, Mkhitaryan realizon het-trikun për fitoren e 1:3 të romakëve. Pas javës së 7-të, Roma renditet në vend të tretë me 14 pikë, ndërsa Genoa në pozitën e 18-të me 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat