Ederson: Aston Villa, Everton dhe Southampton të gjithë kanë treguar paraqitje të mira

Futboll

Ederson: Aston Villa, Everton dhe Southampton të gjithë kanë treguar paraqitje të mira

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 17:13
Ederson: Aston Villa, Everton dhe Southampton të gjithë kanë treguar paraqitje të mira

Portieri i Manchester City, Ederson ka parashikuar sezonin më të ngushtë ndër vite në Ligën Premier, pasi mendon që gjashtë ose shtatë skuadra mund të garojnë për titull.

Liverpool e rrëmbeu pa shumë vështirësi trofeun vitin e kaluar, edhe pse fillimisht u mendua se do të jetë një garë e fortë me Cityn.

Por, ky sezon po parashikohet të jetë shumë më i fortë, pasi përveç Reds dhe City, edhe skuadrat tjera kanë treguar potencial të madh në këtë fillim.

Përpara një përplasjeje midis Cityt dhe Liverpoolit, Ederson ka folur për titullin e këtij sezoni dhe ka parashikuar garë në mes të gjashtë apo shtatë skuadrave.

“Ky nuk është një sezon i zakonshëm, ekipet nga ‘gjashtëshja e madhe’ kanë filluar të gjitha mirë”, ka thënë fillimisht Ederson për faqen zyrtare të klubit.

“Aston Villa, Everton dhe Southampton të gjithë kanë treguar paraqitje të mira kohëve të fundit. Ata kanë shumë lojtarë cilësorë dhe të gjithë kanë pasur një para-sezon të mirë për të filluar në nivelin më të lartë”.

“Këtë vit do të jetë ndryshe, do të jetë më ngushtë, dhe unë mendoj se gara për titull nuk do të jetë midis dy ekipeve, por gjashtë ose shtatë skuadrave”, përfundoi Ederson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat