Motta dhe historia e pabesueshme me Ancelotti-n

Futboll

Motta dhe historia e pabesueshme me Ancelotti-n

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 18:35
Motta dhe historia e pabesueshme me Ancelotti-n

Ndodh shpesh të dëgjosh histori të veçanta të jetuara brenda një skuadre. Ky ka qenë rasti i Paris Saint-Germain, të paktën i skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Thiago Kotta, ish-mesfushor dhe tani trajner në kërkim të një skuadre, ka rrëfyer një anekdotë kurioze për RMC.

Rrëfimi i Thiago Motta vë në dukje marrëdhënien e madhe që ekzistonte mes Carlo Ancelotti-t dhe skuadrave të tija, veçanërisht te PSG-ja e drejtuar nga ai nga 2011-ta në 2013-ën.

“Ishim në një restorant, ose ndoshta një lokal. Ishim me skuadrën dhe në një moment Pocho (Lavezzi) na tha se po merrte në telefon trajnerin”, ka thënë ish-mesfushori.

“Ne i kemi thënë të mos e bënte, se nuk do të kishte ardhur kurrë të pinte diçka me ne. Por Pocho i ka telefonuar dhe gjëja e parë që i ka thënë ka qenë ‘Carlo, ku je?’. Kur ka mbyllur telefonin ne po qeshnim dhe nuk mendonim se do të vinte”.

“Kanë kaluar 15 minuta dhe Ancelotti ka qenë aty me ne. Ka pirë diçka dhe na ka treguar disa histori të kohës kur ishte trajner i Milan-it”.

“Më pas është çuar dhe na ka thënë: ‘Ju mund të qëndroni, por mos rrini shumë vonë. Të dielën kam besim tek ju për ndeshjen’. Në atë pikë kemi parë njëri-tjetrin dhe kemi thënë se si mund të mos japësh maksimumin për një trajner si ai. Duhet të fitonim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat