Operohet futbollisti i Superligës së Kosovës

Futboll

Operohet futbollisti i Superligës së Kosovës

Nga: K.G. Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 19:16
Operohet futbollisti i Superligës së Kosovës

Klubi i futbollit Arbëria nga Dobraja e Madhe, anëtar i Superligës së Kosovës, njofton se futbollisti Aladin Gjakovac u operua me sukses.

“Drejtori sportiv i KF Arbëria Labinot Gashi, kapiteni Labinot Ibrahimi, si dhe fizioterapeutisti Liridon Isufi, vizituan futbollistin e skuadrës tonë Aladin Gjakovac, pas operimit në spitalin Royal. 

Futbollisti në fjalë pas një lëndimi të pësuar gjatë stërvitjeve i është dashur ti nënshtrohet një operimi të pa shmangshëm. 

Klubi ynë menjëherë pas konsultimeve me doktorët specialist, bëri të gjitha aranzhimet për kryerjen sa më të shpejtë dhe të mirë të operimit! 

Gjakovac, ndjehet mirë pas operimit. Kryesia e klubit KF Arbëria, shtabi teknik si dhe lojtarët i dëshirojnë shërim sa më të shpejtë”, njofton KF Arbëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat