Barcelona në dilema për të ardhmen e Ousmane Dembeles

Futboll

Barcelona në dilema për të ardhmen e Ousmane Dembeles

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 13:27
Ousmane Dembele

Barcelona gjatë verës kishte vendosur që ta shesë sulmuesin Ousmane Dembele.

Klubi katalunas dëgjoi të gjitha ofertat dhe ishte afër kalimit të Manchester Unitedi, marrëveshje që do ia hapte derën kalimit të Memphis Depay në “Camp Nou”, por francezi në fund vendosi të qëndrojë.

Dembele ka edhe 18 muaj kontratë të mbetur dhe nuk është në nxitim që ta rinovojë, por Barcelona e ka nxjerrë prapë në shitje.

Mirëpo, lëndimi i Ansu Fatit ia ka ndryshuar planet, me spanjollin që mund të mungojë nga tre deri në pesë muaj.

Gjithashtu lëndimi i Philippe Coutinhos ka lejuar francezin të luajë më rregullisht, andaj klubi katalunas është në dilemë nëse do ta shesë ose jo.

Interesimi nga Manchester Unitedi vazhdon, që e shohin si alternativë më e lirë e Jadon Sanchos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat