Ansu Fati kaloi 90 minuta në sallën e operacionit për trajtimin e lëndimit në gju

Futboll

Ansu Fati kaloi 90 minuta në sallën e operacionit për trajtimin e lëndimit në gju

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 16:45
Ansu Fati

Talenti i Barcelonë, Ansu Fati ka kaluar rreth një orë e gjysmë në sallën e operacionit për lëndimin që ka pësuar në gju.

Lojtari 18-vjeçar pësoi lëndim në miniskus në pjesën e parë në përballje ndaj Real Betisit të cilën skuadra katalunase e fitoi 5-2.

Ansu Fati u detyrua të lëshonte fushën pas pjesës së parë dhe në vend të tij u fut Lionel Messi që realizoi dy gola në këtë sfidë që u zhvillua në fundjavën e kaluar.

Barcelona konfirmoi në mbrëmjen e së dielës së kaluar se talenti ka lënduar miniskusin dhe sot (e hënë) është futur në operacionin që zgjati rreth 90 minuta.

Ndërhyrja u krye me sukses nga doktori Ripoll, nga klinika Ripoll dhe Prado Sport, derisa lojtari do të mungojë nga tre deri në pesë muaj.

Lojtari do të vazhdojë të trajtohet nga mjeku që krye operacionin dhe mbetet të shihet se sa do t’i mungojë Barcelonës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat