Inter kërkon mesfushorin suedez

Futboll

Inter kërkon mesfushorin suedez

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 10:59
Foto Ilustrim

Inter është i interesuar për shërbimet e mesfushorit të Bolognës, Mattias Svanberg.

Gazeta italiane Calciomercato.com, raporton që skuadra italiane Inter janë të interesuar që të ndërtojnë skuadër për të ardhmen, dhe synimi i tyre është talenti suedez Svanberg.

Së fundmi zikaltrit kanë kthyer vëmendjen e tyre drejt talentëve të ri të cilët po tregojnë aftësitë e tyre në Seria A.

Ish-lojtari i Malmos është transferuar te skuadra e Bolognës pas pëlqimit të trajnerit Sinisa Mihajlovic, dhe ka luajtur gjashtë ndeshje në Seria A këtë sezon, duke kontribuar me gol dhe me një asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat