Messi është një monark

Futboll

Messi është një monark

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 11:58
Messi është një monark

Në një reportazh të revistës së famshme franceze “France Football” për karrierën e Antoine Griezmann, Éric Olhats, ish-menaxher i sulmuesit të kombëtares franceze, ka bërë deklarata të ashpra, duke akuzuar Leo Messin për performancën e dobët të sulmuesit në Barcelonë. Olhats e ka etiketuar “yllin” argjentinas “monark” dhe e ka fajësuar atë për formën e keqe të klientit të tij të dikurshëm.

“Antoine shkoi në një klub në të cilin Messi vendos për gjithçka. Ai është edhe perandor edhe monark dhe nuk e mirëpriti ardhjen e Antoine. Qëndrimi i tij ka qenë i mjerueshëm dhe e ka bërë atë të ndihet keq. Gjithmonë kam dëgjuar Griezmann të thotë se me Messin ai nuk kishte asnjë problem, por asnjëherë anasjelltas. Është regjimi i terrorit. Ose je me të ose je kundër tij,” – theksoi Olhats për “France Football”.

Për më tepër, ai shtoi: “Griezmann do të përpiqet vetëm të zgjidhë problemet e tij në fushë, asgjë më shumë. Ai kurrë nuk do të hyjë në konflikt me askënd. Nuk është në karakterin e tij. Dhe nuk është mungesë e personalitetit. Ai e do futbollin dhe asgjë tjetër, nuk dëshiron të futet në mosmarrëveshje. E kam parë duke kaluar shumë momente të vështira dhe besoj se do ta tejkalojë edhe këtë. Sezonin e kaluar, kur arriti Griezmann, Messi nuk i foli dhe as i pasonte një top. Mendoj se po kalon një traumë për shkak të mospërshtatjes”

Eric Olhats ka qenë një figurë kryesore në karrierën e Antoine Griezmann. Ai e zbuloi sulmuesin në Francë dhe e inkurajoi të bashkohej me Real Sociedadin kur shumë ekipeve franceze e refuzuan për shkak të fizikut të tij (trupvogël dhe i brishtë). Në San Sebastián, Olhats veproi si mentori i Griezmannit, praktikisht jetonte në një shtëpi me të kur ishte ende i mitur. Për më tepër, ai shërbeu si menaxher i tij për vite me radhë, por, në vitin 2016, Griezmann vendosi ta ndërpriste marrëdhënien e punës që i lidhte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat