Ancelotti: Pirlo “të fundoset” me idetë e tij

Futboll

Ancelotti: Pirlo “të fundoset” me idetë e tij

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 13:31
Ancelotti: Pirlo “të fundoset” me idetë e tij

Carlo Ancelotti flet për gjithçka, pa hezitimin me të vogël, sigurisht me ironinë që e karakterizon. I ftuar në emisionin e famshëm sportiv italian, “Tiki Taka”, trajneri italian e nis me Juven, kalon në Milano, në Romë dhe Napoli …

Juventusi i Pirlos: “Ai (Pirlo) nuk ka nevojë për këshilla, por por unë dua t’ia jap një: nëse do të fundoset, le të fundoset me idetë e tij jo me ato të të tjerëve”.

Marrëdhënia me CR7: “Asnjëherë nuk ka ndodhur që t’i kërkoja që të mos luante, sepse ai është një lojtar që është më i mirë se të tjerët. Nuk duhet të jesh shkencëtar për ta kuptuar atë.”

Napoli i Gattusos: “Gattuso ka karakter, fitoi përvojë dhe unë prisja që ai të bënte një punë të shkëlqyeshme. Rino ka aftësitë për ta bërë atë.”

Përvojat e Carlettos te Juvja dhe Napoli: “Të gjitha janë përvoja të dhimbshme, që kalojnë në një moment. Ne duhet të shohim përpara. Në fund, kujtimet e mira me siguri do të jenë më shumë se ato të këqija. Futbolli është pasion im i madh dhe mbetet i tillë. Ka gjëra më të rëndësishme në jetë, veçanërisht në këtë periudhë”.

Ibra dhe Ronaldo: “Ibra dhe Ronaldo janë të pavdekshëm. Shënimi i golave në vazhdimësi nuk është një gjë e thjeshtë”.

Ancelotti s’di të përdorë kamxhikun: “Është një diskutim i gjatë dhe i ndërlikuar. Për fat të mirë, askush në jetën time nuk ka përdorur kamxhikun kundër meje, as babai im dhe as trajnerët e mi. Nëse një klub më zgjedh që të përdor kamxhikun me lojtarët, besoj se ka ngatërruar adresë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat