Rendi i ri i Koemanit në dhomën e zhveshjes

Futboll

Rendi i ri i Koemanit në dhomën e zhveshjes

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 14:26
Rendi i ri i Koemanit në dhomën e zhveshjes

Një nga sekretet e funksionit të dhomës së zhveshjes te Barcelona, është përcaktimi i dollapëve sipas një rendi të përpiluar nga stafi. “AS” shkruan se asgjë nuk është e rastësishme, pasi pozicionimi i lojtarëve është mirëmemduar në detaje.

Ronald Koeman ka marrë pjesë aktivisht në zgjedhjen e rendit, pasi është këshilluar me kapitenët dhe delegatin Carles Naval, për të krijuar një mjedis profesional, që do të ndihmonte në përshtatjen e prurjeve të reja dhe të lojtarëve që vijnë nga akademia.

Largimi i lojtarëve të rëndësishëm këtë verë, si dhe ardhja e shumë futbollistëve të rinj, ka detyruar stafin të bëjnë një vizatim të ri në dhomën e zhveshjes në kërkim të një përfshirjeje sa më efektive të të gjithë elementëve. Të rinjtë nuk duhet të ndihen të ndarë, në mënyrë që të përshtaten sa më shpejt.

Prandaj, është bërë një përpjekje që të sapoardhurit të kenë në krah nja shok veteran, që të mund të mësojë shumë prej tij. Sergiño Dest, për shembull, është me Frenkie de Jong. Të dy janë ish-lojtarë të Ajaxit. Ndërsa Miralem Pjanic është vendosur pranë Sergio Busquets, si lojtarë veteranë dhe më peshë të rënda brenda ekipit.

Të rinjve e akademisë, që janë afruar në ekipin e parë këtë sezon, Ansu Fati, Araújo dhe Riqui Puig, u janë dhënë role të ndryshme. Dy të parat janë pranë njëri-tjetrit, por sulmuesi i ri ka edhe veteranin Piqué në krah. Riqui Puig është vendosur në mes të Trincaos dhe Braithwaite, ndoshta për të vepruar si një “ciceron” për anësorin portugez, ndërsa Neto ka në patronazh Matheus, me arsyetimin e gjuhës, pasi të dy janë brazilianë.

Klanit francez gjithashtu i është dhënë një vend i caktuar: Démbele dhe Umtitu janë së bashku, ndërsa Griezmann është në pjesën kryesore të dhomës së zhveshjes, i shoqëruar nga Alba dhe Ter Stegen, vetëm dy dollapë larg kapitenëve Messi dhe Sergi Roberto. Pas Lenglet dhe De Jong ndodhet Aleñá.

Coutinho është i vetmi nga prurjet e këtij sezoni që nuk ka nevojë për një përshtatje të mëtejshme, pasi i njeh në mënyrë të përsosur shumicë nga shokët të tij të skuadrës. Vendi i tij është pranë Sergio Busquets.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat