Leonardo “i hap derën” Ronaldos

Futboll

Leonardo “i hap derën” Ronaldos

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 15:12
Leonardo “i hap derën” Ronaldos

Kur flitet për emrat e bujshëm të futbollit, skuadra e Paris Siant Germain është gjithmonë në listën e pretendentëve, pasi francezët nuk heqin dorë asnjëherë nga merkatoja e bujshme, ndonëse këtë verë u ndikuan disi nga pandemia.

Së fundi emri i kampionëve të Francës është përfshirë në listën e pretendentëve për të marrë shërbimet e Cristiano Ronaldos, me portugezin që është në sezonin e tij të tretë te Juventusi, por me shumë gjasa do të largohet këtë verë nga Torino.

Ai që “i ka hedhur benzinë zjarrit”, ka qenë njeriu i merkatos te Paris Saint Germain, braziliani Leonardo, i cili ka deklaruar se “shpesh ndodhin gjëra të jashtëzakonshme”, duke lënë të hapur mundësinë e transferimit të portugezit.

“Është normale që të lakohet emri i PSG-së kur flitet për emra si Ronaldo, pasi jemi nga të paktët klube që mund t’ia lejojmë vetes një investim të një niveli të atillë. Edhe pse situata është e komplikuar për të gjithë, merkatoja është çështje okazionesh dhe ndonjëherë ndodhin gjëra të jashtëzakonshme. Këtë verë nuk ndodhi, por nuk përjashtohen surprizat për verën tjetër”, deklaroi Leonardo.

Drejtuesi i klubit francez u ndal më pas edhe te futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës, si Neymar, Mbappe e Icardi, teksa foli për rinovimin e dy të parëve, por edhe blerjen e sulmuesit argjentinas nga Interi.

“Kontratat e Neymar dhe Mbappe skadojnë më 2022-shin dhe diskutimet për rinovimin janë bërë më intensive. Është momenti që të vëmë pikat mbi “i”, por vullneti i klubit është që t’i mbajmë pasi nuk jemi një skuadër në fund cikli apo vështirësi ekonomike. Sa i përket Icardit, të gjithë ishin dakord për ta blerë për 50 milionë euro dhe natyrisht që tani nuk po kalon një moment të mirë, por jam i bindur që do të rikthehet të jetë shumë i rëndësishëm për skuadrën, ashtu siç ishte sezonin e kaluar”, u shpreh braziliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat