Morata tregon ekipin ku do ta përfundojë karrierën

Futboll

Morata tregon ekipin ku do ta përfundojë karrierën

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 18:32
Morata tregon ekipin ku do ta përfundojë karrierën

Alvaro Morata ka deklaruar se Atletico Madrid do të jetë gjithmonë ekipi i tij i preferuar, por se ai dëshiron që karrierës së tij ti jap fund duke e mbajtur fanellën e Getafes.

“Ju gjithmonë e keni një ekip që nga fëmijëria dhe unë jam dhe gjithmonë do të jem nga Atletico Madridi.”, tha Morata për “Radio Marca”

“Dua të sqarojë se unë jam shumë falënderues për Atleticon. Kam raporte shumë të mira me trajnerin Diego Simeone dhe nuk i dihet, mbase mund te bashkohemi përseri.”

“Shpresojë që Atletico ta fitojë titullin e ligës. Mendojë se ata janë më të mirë se Barcelona dhe Real Madridi.”, vazhdoi Morata.

Morata ishte transferuar nga të rinjët e Atleticos tek skuadra e parë e Getafes në vitin 2007 dhe ka luajtur edhe për Real Madridin dhe Chelsean gjatë karrierës së tij.

“Do të doja qe fanella ime e fundit të jetë ajo e Getafes. Kam raporte shumë të mira me presidentin dhe me njerëzit atje. Mendojë se duke iu falënderuar atyre unë jam ky lojtar sot.”, përfundoi sulmuesi spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat