Ancelotti: Ibra dhe Ronaldo janë të ‘pavdekshëm’

Futboll

Ancelotti: Ibra dhe Ronaldo janë të ‘pavdekshëm’

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 19:15
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti i ka quajtur të “pavdekshëm” Zlatan Ibrahimovicin dhe Cristiano Ronaldon.

Kjo dyshe, edhe pse kanë kaluar moshën 35 vjeçare, po vazhdojnë të paraqiten në nivele të larta në futbollin elitar në Serie A.

Ibrahimovic po udhëheq Milanit drejt një suksesi të munguar, ndërsa Juventus, pa Ronaldon në fushë, shpesh kthehet në një skuadër shumë normale.

Ancelotti, që ka punuar me të dy, i ka vlerësuar lartë, duke i cilësuar si të “pavdekshëm”.

“Kur Ibra shkoi në Amerikë, mendova se ishin përshëndetjet e fundit. Në vend të kësaj, ai shënoi në të gjitha ndeshjet. Tani ai është kthyer në Itali, mendova se ishte fundi, por ai po shënon çdo të diel. Pyesni atë nëse e kam kërkuar te Napoli”, ka deklaruar Ancelotti.

“Ai është i pavdekshëm, si Cristiano Ronaldo. Vazhdimi i të luajturit është i lehtë, por ata jo vetëm që luajnë, ata gjithmonë shënojnë dhe kjo nuk është e lehtë”.

“Kurrë nuk ka ndodhur t’i them Ronaldos të mos luajë, sepse ai është lojtar më i mirë se të tjerët. Nuk keni nevojë të jeni shkencëtar për ta kuptuar atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat