Juventusi gati t’i rrëmbejë Barcelonës objektivin e madh të verës

Futboll

Juventusi gati t’i rrëmbejë Barcelonës objektivin e madh të verës

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 19:17
Juventusi gati t’i rrëmbejë Barcelonës objektivin e madh të verës

Memfis Depaji ishte shumë afër kalimit te Barcelona në merkaton e verës, por vështirësitë financiare të katalanasve bënë që sulmuesi të mbetet te Lioni.

Tani nga Spanja janë të sigurt, Juventusi është gati t’i rrëmbejë katalasnave sulmuesin holandez.

“TodoFichajes”, raporton se drejtuesit e Juventusit po mendojnë strategjinë për të tentuar të afrojnë Depajin në merkaton e janarit.

“Zonja e Vjetër” ka gati 10 milionë euro për Lionin, në mënyrë që të lërë futbollistin e lirë, për shkak se në qershorin e 2021, atij i përfundon kontrata dhe francezët mund të humbasin falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat