Koeman tregon bisedën me Messin

Futboll

Koeman tregon bisedën me Messin

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 22:55
Koeman tregon bisedën me Messin

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeaman, ka dhënë një intervistë për Sport ku et dhe për sulmuesin Lionel Messin.

Ai ka dalë hapur dhe ka theksuar se argjentinasi ia ka demostruar se është më i miri në botë.

“Kur erdha më thanë se Messi nuk ishte i lumtur. Ne folëm në shtëpinë e tij. Ai më shpjegoi arsyet dhe unë isha i ndershëm. I thashë se e vetmja gjë që mund të ndryshoja është futbolli, sistemi i lojës, pozicioni në fushën e lojës dhe rëndësinë e tij në skuadër. Problemet që kishte me klubin nuk mund t’i ndryshoja“.

“Messi më ka treguar se është një persona që do të tojë, të jetë më i miri dhe të vazhdojë të jetë më i miri, dhe pse ka patur probleme me klubin”, – tha ai.

Numri një i stolit foli dhe në lidhje me Griezmann.

“Ai po punon mirë, pavarësisht se e ka thënë vetë se ka nevojë të përmirësohet. Lojtarët kanë momentet e tyre të vështira dhe ne mund ta ndihmojë të tregojë më të mirën, por në fund është gjithmonë në duart e tyre”, – tha Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat