​Challendes pozitiv me Covid-19, reagon Komiteti Olimpik i Kosovës

Futboll

​Challendes pozitiv me Covid-19, reagon Komiteti Olimpik i Kosovës

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 10:39
Komiteti Olimpik i Kosovës

Lajmi se trajneri i Kosovës, Bernard Challendes, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 nuk është pritur aspak mirë nga opinionin futbolldashës vendor.

Ky lajm u konfirmua nga Federata e Futbollit të Kosovës vetëm pak orë para zhvillimit të ndeshjes miqësore kundër Shqipërisë.

Me këtë rast, ka reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës duke i uruar shërim të shpejtë teknikut zviceran.

“Kombëtarja jonë e futbollit luan sot miqësoren vëllazërore me Shqipërinë, takim ky që zhvillohet në stadiumin Elbasan Arena në Elbasan.

Para ndeshjes, përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka rezultuar pozitiv me Covid 19, për çka i urojmë shërim të shpejtë. Ndeshjen e drejtoj ndihmës-trajneri, Muharrem Sahiti.”, thuhet në postimin e Komitetit Olimpik të Kosovës ne “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat