Arbëria kundër Besës

Futboll

Arbëria kundër Besës

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 12:54
Arbëria kundër Besës

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me xhiron e 12-të edhe gjatë të mërkurës, kur do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Arbërisë dhe Besës.

Pas fillimisht shumë të mirë të sezonit, skuadra nga Dobraja ka pësuara rënie në formë, ndërsa i ka humbur katër sfidat e fundit radhazi. Kështu që pozicionohet në vend të tetë në tabelë me 11 pikë.

Në anën tjetër, pas fitores së Llapit, skuadra nga Peja është zhvendosur në fund të tabelës me vetëm gjashtë pikë të arkëtuara nga 11 ndeshje.

Derbi ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit që ishte paraparë të zhvillohej për këtë mesjavë, është shtyrë përsëri.

Arsyeja e shtyrjes së sërishme është për shkak të grumbullimit të futbollistëve për ekipet përfaqësuese të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat