Shqipëri - Kosovë, vëllai madh fiton ndaj të voglit!

Futboll

Shqipëri - Kosovë, vëllai madh fiton ndaj të voglit!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 15:50
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Kombëtarja e Shqipërisë ka fituar ndeshjen miqësore ndërvëllazërore me rezultat 2:1 kundër Kosovës, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan. Lojë mjaft e mirë për 90 minuta, me tre gola dhe me pak raste shënimi.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edy Reja dhe ndihmëstrajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti, testuan formën e futbollistëve në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Bernard Challandes, selektor i Kosovës, mungoi për shkak se sot rezultoi me Covid 19.

Futbollistët e të dyja kombëtareve kanë dhënë maksimumin në fushë. 

Image

Djelmoshat e të dyja kombëtareve treguan angazhim por kuqezinjtë triumfuan falë finalizimeve të dy rasteve. 

Në minutën e 31-të, Bekim Balaj nga afërsia kalon në epërsi Shqipërinë falë asistimit të Myrto Uzunit por edhe pas reagimit të dobët të mbrojtjes së Kosovës. 

Image

Në minutën e 64-të, Myrto Uzuni nga rreth 14-15 metra dërgon goditje mjeshtërore dhe shënon në këndin e epërm të majtë, 2:0.  

Në minutën e 83-të, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi pengohet nga Cepele afër portës dhe gjyqtari turk  Gocek referon penallti pasi shikon VAR-in. 

Image

Muriqi shënon nga penalltia, portieri Hoxha shkon në të djathtë dhe topin në këndin e poshtëm të majtë,  2:1 në minutën e 85-të.

Në minutën e 84-të, sulmuesi dhe shënuesi më i mirë në Kosovë, Mirlind Daku, debuton në fanellën e Kosovës nga minuta e 84-të. Në përgjithësi lojë e mirë dhe ndërvëllazërore, fitore e merituar e Shqipërisë. 

Shqipëria-Kosova 2:1
Stadiumi në Elbasan.
Gjyqtar: H. Gocek (Turqia).
Shënues: Balaj (31'), Uzuni (64’) – Muriqi (85’-nga penalltia).
Kartonat e verdhë: Doka, Cepele, 
Shqipëria: Berisha (Hoxha 46’), Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari (Veseli 46’), Laçi, Selhai (Kallaku 65’), Ramadani, Uzuni (Ismajlgeci 85’), Seferi (Manaj 46’) dhe Balaj (Hysaj 46’).
Kosova: Muriç, Hadergjonaj (Daku 84’), Rrahmani, Fazliji, Aliti (Vojvoda 84’), Kastrati (Zhegrova 46’), Shala, Kryeziu (Rashkaj 46’), B. Berisha (Rashani 46’), Celina (Hasani 46’) dhe Muriqi.

Shqipëri -Kosovë, vëllai madh fiton ndaj të voglit!
Kombëtarja e Shqipërisë ka fituar ndeshjen miqësore ndërvëllazërore me rezultat 2:1 kundër Kosovës, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan. Lojë mjaft për 90 minuta, me tre gola dhe me pak raste shënimi.

85' Vedat Muriqi shënon nga penalltia, Hoxha në të djathtë dhe Muriqi në të majtë në këndin e poshtëm, Shqipëri-Kosovë 2:1.

83' Penallti, Vedat Muriqi pengohet nga Cepele, gjyqtari akordon penallti.
83' Shqipëria edhe më tej në epërsi me 2:0.

80' Po afrohet fundi i sfidës.

77' Kosova e kërkon golin me ngulm, Shqipëria ta thellon fitore. 

72' Shqipëria po shkon drejt fitores në këtë miqësore.

64' Myrto Uzuni realizon gol të bukur nga rreth 14-15 metra në këndin e majtë të epërm, 2:0.  

Image

62' Shqipëria-Kosova 2:0
Stadiumi në Elbasan.
Gjyqtar: H. Gocek (Turqia).
Shënues: Balaj (31'), Uzuni (64').
Shqipëria: Berisha (Hoxha 46’), Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari (Veseli 46’), Laçi, Selhai, Ramadani, Uzuni, Seferi (Manaj 46’) dhe Balaj (Hysaj 46’).
Kosova: Muriç, Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati (Zhegrova 46’), Shala, Kryeziu (Rashkaj 46’), B. Berisha (Rashani 46’), Celina (Hasani 46’) dhe Muriqi.

59' Zhegrova bën sllallom në mbrojtjen e Shqipërisë, por ndalet në momentin e fundit.

57' Lojë e luftuar, Kosova synon barazimin e rezultatit. Muriqi rrezikon por e pasaktë.

54' Nuk ka ndonjë rast në pjesën e dytë.

 52' Shqipëria-Kosova 1:0
Stadiumi në Elbasan.
Gjyqtar: H. Gocek (Turqia).
Shënues: Balaj (31').
Shqipëria: Berisha (Hoxha 46’), Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari (Veseli 46’), Laçi, Selhai, Ramadani, Uzuni, Seferi (Manaj 46’) dhe Balaj (Hysaj 46’).
Kosova: Muriç, Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati (Zhegrova 46’), Shala, Kryeziu (Rashkaj 46’), B. Berisha (Rashani 46’), Celina (Hasani 46’) dhe Muriqi.
 

48' Lojë me ritëm, të dyja Kombëtaret luftojnë.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë. 45 minuta e parë ishin me rivalitet dhe një rast ideal u konkretizua gol në minutën e 31-të, ku Bekim Balaj shënon nga afërsia pas asistimit të Myrto Uzunit dhe në anën tjetër mbrojtja e Kosovës në “gjumë”.

Shqipëria-Kosova 1:0
Stadiumi në Elbasan.
Gjyqtar: H. Gocek (Turqia).
Shënues: Balaj (31').
Shqipëria: Berisha, Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari, Laçi, Selhai, Ramadani, Uzuni, Seferi dhe Balaj.
Kosova: Muriç, Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati, Shala, Kryeziu, B. Berisha, Celina dhe Muriqi.

Image

41' Lojë me rivalitet, kuqezinjtë në epërsi.

 37' Lojë e mirë nga të dyja palët.

35' Shqipëria një rast një gol, ndërsa Kosova kërkon barazimin në këtë miqësore. 

31' Bekim Balaj nga afërsia kalon në epërsi Shqipërinë pas një reagimit të dobët të mbrojtjes së Kosovës. 

 30' Deri me tash asnjë rast ideal.

28' Loja po merr ritëm, të dyja Kombëtaret po bëhen më agresive dhe kërkojnë golin.

25' Bersant Celina sikur të ishte më bashkëpunues lehtë ka mundur Ksova të kalojë nëe epërsi.

23' Edhe Shqipëria po tregohet mjaft e rrezikshme.

22' Kosova tenton ta shtojë presionin në drejt, të portës së Berishës.

19' Lojë e mirë, të dyja kombëtaret kërkojnë të marrin iniciativën në fushë.

15' Lojë mesatare deri me tash pa ndonjë rast.

12' Kosova po drejtohet nga Muharrem Sahiti pasi që selektori Bernard Challandes u infektua sot me korona virus.

10' Të dyja kombëtaret luajnë më shumë kujdes dhe në kërkim edhe të epërsisë.

7' Lojë me taktizime, asnjë rast deri me tash.

5' Ndeshja po luhet në Elbasan dhe mjaft e mirë deri në këto çaste.

 3' Kosova po bën pak presion.

1'  Shqipëri – Kosovë, fillon ndeshja dhe më shumë emocione!

Image

Futbollistët dalin në fushë dhe intonohet himni i Shqipërisë dhe i Kosovës.

Po vijnë minutat drithërues të ndeshjes ndërvëllazërore mes Kombëtares së Shqipërisë dhe të Kosovës.

Gjithçka është e gatshme për sfidën, që zgjon emocione të mëdha në kombin shqiptar, mjerisht do të luhet pa shikues në stadiumin në Elbasan për shkak të Covid 19! Kosova pa selektorin Bernard Challandes, që sot doli i infektuar nga virusi korona, por këtë detyrë do ta kryejë Muharrem Sahiti, që do ta sfidojë Edy Reja, selektorin e Shqipërisë. 

Shqipëria: Berisha, Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari, Laçi, Selhai, Ramadani, Uzuni, Seferi dhe Balaj.

Kosova: Muriç, Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati, Shala, Kryeziu, B. Berisha, Celina dhe Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat