Koronavirus vazhdon të sjellë telashe nëpër botë e në veçanti edhe në sport.
Miqësorja e planifikuar mes Norvegjisë dhe Izraelit është anuluar. Federata Norvegjeze e Futbollit vendosi që sfida e kombëtares nordike me të izraelit të mos zhvillohet teksa ka rezultuar një lojtar pozitiv me koronavirus në radhët e Izraelit.
Ky vendim është marrë pas këmbënguljes së autoriteteve shëndetësore norvegjeze.
Skuadrat do të vazhdojnë të impenjohen më tej në Ligën e Kombeve.