Messi do të pensionohet

Futboll

Messi do të pensionohet

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 15:38
Messi do të pensionohet

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Hristo Stoichkov, është i bindur se Lionel Messi do të luajë në Camp Nou deri në ditën e fundit të karrierës së vet si futbollist.

Marrëveshja e Messit me Barcelonën përfundon në qershor dhe argjentinasi do të ketë të drejtë të flasë me klube të tjera nga janari, midis thashethemeve se ai do të largohet nga klubi i vetëm për të cilin ka luajtur deri tani në karrierën e tij.

Messi bëri kërkesë zyrtare për t’u larguar në verën e kaluar, por s’u lejua nga një klauzolë e lartë prej 700 milionë eurosh.

Megjithatë, tani që Josep Maria Bartomeu dhe dorëheqje dhe ai dhe bordi i tij nuk e udhëheqin më Barcelonën, thuhet se Messi do të qëndrojë.

I këtij mendimi është edhe ish-sulmuesi bullgar.

“Mendoj se Messi do të pensionohet në Barcelonë. Është folur shumë për të, por iu besoj as 99.9 për qind të atyre që janë thënë”, tha Stoichkov për MARCA.

Fituesi i Topit të Artë më 1994 ishte pjesë e Barcelonës nga viti 1990 deri më 1995 dhe nga viti 1996 deri më 1998, duke i fituar 13 trofe me katalonasit, përfshirë Ligën e Kampionëve një herë dhe La Ligën pesë herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat