Morina: Problemi i dytë tek ne dhe shumë i vështirë ishte...

Futboll

Morina: Problemi i dytë tek ne dhe shumë i vështirë ishte...

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 15:56
Morina

Arbëria arriti të marrë një fitore minimale ndaj Besës së Pejës.

Ndeshja që u luajt në Obiliq u zgjidh nga një gol i Lutfi Bilallit.

Pas ndeshjes, trajneri i “Stuhisë së Kuqe”, Arbnor Morina u prononcua për ArtSport1.

“Një fitore pas shumë ndeshjeve të humbura, ai është realiteti që na ka fut në krizë rezultati dhe lojes”.

“Ndeshje shumë e vështirë siç e kemi paraparë, pasi Besa po i krijon probleme secilës skuadër dhe pavarësisht që janë skuadër e re po luajnë shumë mirë”

“Problemi i dytë tek ne dhe shumë i vështirë ishte ai psikologjik, por që djemtë më në fund e kaluan dhe arritëm të fitonim”

“Ambicet tona janë të stabilizohemi dhe të krijojmë një skuadër me bazë të mirë për sezonin tjetër”, reaporton Olle.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat