Mehmedi shënon, Shaqiri, Xhaka dhe Zvicra nuk ia dalin me Belgjikën

Futboll

Mehmedi shënon, Shaqiri, Xhaka dhe Zvicra nuk ia dalin me Belgjikën

Nga: Kemajl Goca Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 21:23
Mehmedi shënon, Shaqiri, Xhaka dhe Zvicra nuk ia dalin me Belgjikën

Belgjika ka shënuar fitore me rezultat 2:1 në miqësore kundër Zvicrës.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin "Den Dreef" në Heverlee të Belgjikës

Zviceranët të parët kaluan në epërsi me rezultat 0:1 falë golit të sulmuesit shqiptar Admir Mehmedi. 
Ai në minutën e 13-të paksa nga një pozitë e vështirë, me goditje të saktë realizon në këndin e majtë të poshtëm. 

Belgjika fiton duke iu falënderuar golave të Michy Batshuayi në minutën e 50-të dhe në atë të 70-tën.

Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi u paraqitën titullarë, të cilët u zëvendësuan në minutën e 46-të. 

Futbollisti Xherdan Shaqiri futet në lojë në minutën e 46-të, duke e zëvendësuar Granit Xhakën. Shqiptarët treguan lojë të mirë në këtë test miqësorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat