Bardhi: Forca djema, ju mbështes në çdo sekondë të ndeshjes

Futboll

Bardhi: Forca djema, ju mbështes në çdo sekondë të ndeshjes

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 17:29
Bardhi: Forca djema, ju mbështes në çdo sekondë të ndeshjes

Futbollisti Enis Bardhi siç dihet nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar Maqedoninë sot në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Europianin e vitit të ardhshëm, mirëpo ai do të jetë mbështetësi më i madh për shokët e tij të skuadrës edhe nga jashtë.

Mesfushori i Levantes duke dashur që të motivojë edhe më shumë ekipin në prag të ndeshjes historike kundër Gjeorgjisë, ka shkruar ca fjalë për ata në profilin e tij në “instagram”.

“Deri ketu kemi arritur sepse e kemi merituar! Ta vazhdojme endrren tone , edhe nje hap drejt endrres te te gjithve ne.

Nuk do te mund te jem ne fushe sot shkaku i lendimit por qe do te ju mbeshtes ne çdo sekond te ndeshjes forca djema!” – ka shkruar Bardhi në Instagram.

Ndeshja Gjeorgji – Maqedoni starton në ora 18:00, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri anglez, Tejlor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat