Mrekulli! Beogradi në heshtje, Serbia në nokaut dhe Tumbakoviq në vaj! 

Futboll

Mrekulli! Beogradi në heshtje, Serbia në nokaut dhe Tumbakoviq në vaj! 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 23:34
Skocia

Kombëtarja e Skocisë kualifikohet në Kampionatin Evropian 2020. 

Skocia triumfon me penallti, me rezultat 5:4 ndaj Serbisë, në finalen e play-off-it të Ligës së Kombeve.

Ndeshja përfundon me rezultat 1:1 në kohën e rregullt, por as vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën fitues. Skocia fiton me penallti me rezultat 5:4. 

Nga penalltitë, për Skocinë shënuan Griffiths, McGregor, McTominay, McBurnie, McLean dhe për Serbinë Tadiq, Joviq, Gudel, Kaitai. Dështon Aleksandër Mitroviq.

Një mbrëmje e bukur, 12 nëntori i ëmbël sikur mjalti, Serbia në nokaut, nuk kualifikohet në Kampionatin Evropian 2020! 
Ky është lajmi më i mirë sportiv jo vetëm i ditës së sotme por edhe i javës!  

Futbollisti Ryan Christie, këmba e tij e artë, në minutën e 52-të, nga rreth 18 metra dërgon një goditje përtokë dhe topin së pari puth shtyllën e majtë pingule dhe futet në rrjetë, 0:1. Në minutën e 90-të, Joviq barazon rezultatin 1:1. 

Portieri Predrag Rajkoviç i hutuar dhe i pafuqishëm që ta ndal ndonjë penallti, ndërsa Mitroviq humb penalltinë e pestë, Tadiq, Milinkoviq-Saviq, Joviq, Lazoviq etj. në heshtje dhe të tronditur në stadiumin “Rajko Mitiç” në Beograd, ish Marakana.  Skocia në festë, Serbia në vaj së bashku me selektorin Lubisha Tumbakoviq!

Më mirë nuk ka mundur të ishte kjo mbrëmje e as më e bukur, ju lumtë Skocisë për shpirt luftarak, për fitoren e madhe me penallti dhe për kualifikimin plotësisht të merituar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat