Kjo ngjan në Kosovë, u akuzua se rrahu punëtorin, rrëfehet futbollisti: Nuk është faji im

Futboll

Kjo ngjan në Kosovë, u akuzua se rrahu punëtorin, rrëfehet futbollisti: Nuk është faji im

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 13:46
Kjo ngjan në Kosovë, u akuzua se rrahu punëtorin, rrëfehet futbollisti: Nuk është faji im

Futbollisti i Feronikelit Bedri Greca reagoi për herë të parë pas akuzave nga ish-trajneri i ekipit Avni Hasani në media se ai ka dhunuar njërin prej punëtorëve të fushës dhe se tekniku i ri Klodian Duro po drejton në mënyrë skandaloze.

Ish-futbollisti i Tiranës dhe Laçit u shpreh për “Blic” se nuk mban përgjegjësi për largimet që ndodhin nga skuadra, ndërsa refuzoi që incidenti në fjalë të ketë ndodhur. Në të njëjtën kohë, Greca theksoi se ndihet i lumtur te Feronikeli.

“Jam shumë i lumtur në klubin e Feronikelit edhe me drejtuesit kam raporte shumë të mira, nuk është faj im se ka skarcime në ekip. Nuk kam të bëj fare me atë çështje. E përsëris, jam shumë i lumtur këtu dhe e dua këtë ekip. Nuk ka asnjë lloj rrahje nga ana ime, do të vazhdoj të jem pjesë e kësaj skuadre”, deklaroi Greca.

Deklarat e ish-trajnerit Avni Hasani kanë shkatuar bujë dhe polemika në Kosovë, pasi skuadra nuk po arrin dot rezultatet pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat